Natyrisht, nuk është ende tek të parët, madje është vetëm në vendin e 16-të, por nuk dihet se deri ku mund të arrijë. Lebron Xhejmsi e mbylli me fitore ndeshjen e tij të 1336-të në karrierë në NBA, në suksesin 108-103 të Lejkërsave ndaj Minesotës, duke shënuar këtë herë 26 pikë, për herë parë në 7 ndeshje që nuk shënon të paktën 30. Lebroni la pas Geri Pejtonin, ndërsa është në ndjekje të Pol Pirsit që ka luajtur 1343 dhe sidomos Kobi Brajantit që ka luajtur 1346. Lebroni pati edhe 7 topa në tabela, 5 asistë, 3 vjedhje topi dhe 1 bllokim gjuajtjeje, ndërsa Uestbruk ndërpreu serinë e tripëll dabëllave pas 4 ndeshjeve radhazi. Ai shënoi 20 pikë, por e humbi plot 9 herë topin. Lejkërsat janë në vend të 7-të në Perëndim me 19 fitore e 19 humbje.
Sfidanti.al