Megjithëse në moshë të madhe (36 vjeç), Zllatan Ibrahimoviçi vazhdon ende që të konsiderohet si një nga futbollistët më të
fortë dhe më të përgatitur fizikisht, kështu që lajmi që ka ardhur nga SHBA-ja, duket, e pakta, i çuditshëm dhe i pabesueshëm.
Mbas disa ditës, sipas programit, do të duhet të zhvillohet ndeshja mes MLS All Stars (ekipi i zgjedhur i kampionatit kryesor amerikan) dhe Juventusit të Torinos, ku do të duhej që të luajë edhe Ibra, por ky i fundit ka kërkuar që “të kursehet”!
MLS-ja, në fakt, e çliroi Ibrahimoviçin nga detyrimi që të luajë me justifikimin se ky sulmues veteran ka zhvilluar brenda një jave tri ndeshje! Po ashtu, Ibra nuk do të luajë as në ndeshjen vijuese të ekipit të tij, LA Galaksi, mbas Juventusit.
Sfidanti.al