Futbolli si biznes tërbon tifozët: Barcelona do shesë emrin “Kamp Nou”!

Tifozët e Barcelonës nuk janë aspak të kënaqur me vendimin e kryesisë së këtij klubi katalonjas, por, sidoqoftë, ky i fundit duhet të mendojë edhe për buxhetin e vet. Barcelona vendosi kohët e fundit, për herë të parë në historinë e saj, që të caktojë sponsor për uniformën e vet, ndërkohë që ka bërë të ditur se shumë shpejt do ta ndërrojë edhe emrin kult “Kamp Nou” të stadiumit të vet.

“Marka” spanjolle njofton se Barcelona ka shprehur gatishmërinë që ta shesë të drejtën e emrit të stadiumiit gjatë viteve 2019- 2020, ndërkohë që ky vendim do të mund t’u sjellë klubit katalonjas 300 milionë euro marramendëse! Momentalisht, po zhvillohen bisedime me disa kompani amerikane dhe aziatike që do të donin që stadiumi i Barcelonës të marrë emrin e tyre.
Duhet theksuar se edhe klube të tjerë gjigandë kanë vepruar në të njëjtën mënyrë, me qëllim që të sigurojnë më shumë para të mëdha.
Sfidanti.al