Trajneri i ri i PSZH-së, Tomas Tuhel, la të kuptohet se ditët e portierit të ri të këtij klubi francez, Bufonit 40-vjeçar, duket se nuk do të jenë edhe aq të lumtura në këtë klub francez, ashtu sikurse priste shumëkush. Mbas transferimit të tij, u tha se Bufoni ka shkuar në Paris që të fitojë edhe disa trofe të tjerë, por, në radhë të parë, të luftojë që të fitojë Ligën e sivjetme të Kampioneve, por… ai ka pësuar tetë gola në vetëm dy ndeshje miqësore.
“Askush nuk është i paprekshëm. Unë kam tre portierë të mirë dhe konkurrenca duket se do të jetë e fortë. Bufoni është një portier i madh, por, nëse edhe dy të tjerët do të jenë të përgatitur 100 për qind, atëherë, do të jetë e vështirë që ai të luajë në çdo ndeshje”, tha trajneri i ri i PSZH-së, Tomas Tuhel.
Sfidanti.al