Edhe Federeri u habit: basketbollisti u bë sportisti më i paguar zviceran

Opinioni publik në Zvicër u befasua, kur basketbollisti i ekipit amerikan “Huston Rockets”, Klint Kapela, që ka lindur në këtë vend, u bë sportisti më i paguar i të gjitha kohërave në vendin e orëve dhe të djathrave.
Ky lojtar që luan si qendër, nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me një vlerë prej 90 milionë dollarësh që do të thotë se ai do të ketë një pagë mesatare prej mëse 18 milionë “bankënotash të gjelbra” për sezon, duke e bërë atë sportistin më të paguar zviceran.
Në fakt, tenisti i njohur zviceran, Rozhe Federer, ka fituar shumë më tepër se basketbollisti Kapela, por, para së gjithash, nëpërmjet marrëveshjeve të majme sponsorizuese. Duke pasur parasysh vetëm fitimet nga aktiviteti sportiv, basketbollisti i Hjustonit ka një pagë shumë më të madhe sesa Federeri, por, duke kaluar edhe të gjithë sportistët e tjerë zviceranë, midis të cilëve ka disa futbollistë me emër.
Sfidanti.al