Bastet në Angli, Murinjo favoriti nr.1 për shkarkim këtë sezon!

Shkarkimet e trajnerëve janë bërë një dukuri e zakonshme në futbollin modern, sidomos në Premier Ligë. Për këtë arsye, bukmejkërsat (qendrat e basteve) kanë nxjerrë koeficientët përkatës se cili trajner “do të fluturojë” i pari gjatë këtij sezoni, gjë është bërë diçka tradicionale në futbollin anglez.
Këtë sezon, në këtë drejtim, ka dalë një lider i papritur dhe ky është Zhoze Murinjo! Duke pasur parasysh sesi ka luajtur Mançester Junajtidi i tij sezonin e kaluar plus se ai është ankuar publikisht se klubi nuk po e kryen mirë punën e tij në tregun e transferimeve, atëherë, bëhet e qartë se përse Murinjo është favoriti nr.1 që atë ta kapë të parin “fshesa”.

Krahas “Specialit”, shanset më të mëdhenj që të zëvendësohen, i kanë Nil Vornok (Kardif), Ksavi Garsia (Uatford) dhe Mark Hjuxh (Sauthempton). Koeficienti për të gjithë është 6.00.
Më të sigurtët janë Pep Guardiola dhe Jyrgen Klopi, koeficienti i të cilëve është 80.00, ndërkohë që një besim të madh gëzon edhe Unai Emeri, për të cilin koeficienti i shkarkimit është 33:00.
Sfidanti.al