Ka veçanti që vështirë se ndryshojnë, siç është “pastërtia baske” në radhët e Atletikut të Bilbaos. Tek Barcelona, tradita nuk prekej kur vinte puna tek emri i “shenjtë” i stadiumit “Kamp Nou” apo i fanelës pa emër sponsori. Ky i fundit ka ndryshuar, pasi pas Unicef-it, Barça pranoi sponsorizimin e kompanisë ajrore të Katarit. Shpejt pritet të ndryshojë edhe emri legjenda i stadiumit.
Klubi katalanas do të shesë të drejtën e emrit për rreth 300 milionë euro. Në bazë të këtij plani, “Kamp Nou” i ri do të rritet nga 99 354 në 105 000 vende, ndërsa do të pajiset me tarracë mbuluese për të gjitha tribunat.
Sfidanti.al