Fagioli në telashe të mëdha, humbi 2.7 milionë në baste

Mesfushori i Juventusit, Nicolo Fagioli u pezullua për shtatë muaj për pjesëmarrje aktive dhe të paligjshme në baste, dhe tani ai ka pranuar se është në borxhe të mëdha dhe se ka marrë kërcënime për këtë. Fagioli e pranoi fajin, që u konfirmua më vonë. Dënimi zyrtar është 12 muaj pezullim, 5 muaj prej të cilëve përfshijnë terapi për varësinë nga bixhozi. Në deklaratën që ka dhënë në prokurorin federal, futbollisti i ri italian ka përshkruar ferrin e basteve që po kalonte.

“Në fillim, një futbollist, i cili ka shumë kohë të lirë, përfundon duke përjetuar emocionin e lojërave të fatit për të kapërcyer mërzinë. Me kalimin e kohës bëhet një obsesion. Periudha më e keqe ishte midis marsit dhe prillit 2023. Në ndeshjen Sassuolo–Juventus, bëra një gabim dhe u zëvendësova. Kur u largova, qava për shkak të borxheve, jo për shkak të zëvendësimit. Në shtator 2022, borxhi ishte në 250 mijë euro, dhe më pas është rritur në 2.7 milionë”.

sfidanti.al