Në moshën 38- vjeçare, Cristiano Ronaldo vazhdon të mos njohë limite dhe të shënjestrojë rekorde mes paraqitjeve ne klubin dhe kombëtaren. Luzitanët kanë prerë biletën për në Europianin 2024 falë edhe kontributit të Ronaldos, që pritet të thyejë një tjetër rekord. Pasi u bë i pari që ka marrë pjesë në 5 kampionate europiane, mund të bëhet tashmë i pari që merr pjesë në 6 të tillë.
Në mungesë të ndonjë surprize, kapiteni do të jetë në fushë duke udhëhequr kombëtaren me ëndrrën për të përsëritur të njëjtin sukses si ai i 2016- ës dhe për t’i shtuar një tjetër trofe palmaresit të pasur të tij. Me etjen për të qenë gjithmonë protagonist, kompeticioni i zhvilluar në Gjermani do të ketë një shije tejet të veçantë për portugezin, që 20 vite pas Europianit të tij të parë do të ketë mundësinë të luajë të gjashtin, si askush tjetër në histori.
sfidanti.al