Neymar i përndjekur nga malllkimi i dëmtimeve

Sikur të mos mjaftonte humbja me Uruguajin, sulmuesi i Brazilit, Neymar ka pësuar një dëmtim. Në sfidën kualifikuese për Botërorin 2026, në fundin e pjesës së parë, O’Ney ra keq në tokë, teksa u largua nga fusha me lot në sy. Ende nuk dihen shkalla e dëmtimit dhe zona specifike e lëndimit të tij.

Kjo ishte thirrja e tij e parë në Kombëtaren e “Selecaos” që nga pranvera, me dëmtimin e fundit që është thjeshtë një këmbanë alarmi, pasi rekordi i tij i lëndimeve nuk ngjall optimizëm se lojtari do të jetë në gjendje të shohë sërish fushën së shpejti. Kujtojmë që Neymar luan në Arabinë Saudite, te Al-Hilal.

sfidanti.al