Valerie Boyer, një senatore franceze, po kërkon që Karim Benzemas-së t’i hiqet trofeu i Topit të Artë dhe shtetësia franceze pas aludimeve për lidhjeve me një organizatë terroriste dhe mbështetjes për Gazën në mes të luftës së vazhdueshme me Izraelin.
Në një peticion të nënshkruar dërguar qeverisë së Francës dhe të shpërndarë në faqen e saj në Instagram, Boyer deklaroi: “Ne nuk mund të pranojmë që një francez, i njohur ndërkombëtarisht, mund të çnderojë dhe madje të tradhtojë vendin tonë në këtë mënyrë”. Benzema bëri publike mbështetjen e tij për popullin e Gazës në një postim në rrjetin X. “Të gjitha lutjet tona për banorët e Gazës, të cilët janë edhe një herë viktima të këtyre bombardimeve të padrejta që nuk kursejnë gra dhe fëmijë”, shkroi sulmuesi.
sfidanti.al