Tonali pranon bastet për Milanin

Risi të mëdha dhe tronditëse në lidhje me rastin “Tonali”. Ish-mesfushori i Milanit ka pranuar se ka vendosur baste për ndeshjet e luajtura nga kuqezinjtë dhe ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet për të hedhur sa më shumë dritë në këtë çështje.

Lojtari i Newcastle e ka bërë deponimin e tij përpara prokurorëve në Torino ku ku pohetohet bashkë me mesfushorin Nicolo Zanioli në lidhje me bastet e vendosura gjatë viteve të fundit. Ndërkohë, Neëcastle konfirmon për herë të parë se lojtari i blerë nga Milani për 80 milionë euro është nën hetim nga prokuroria e Federatës Italiane të Futbollit.

sfidanti.al