Benzema akuzohet nga Ministri i Brendshëm i Francës

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerald Darmanin ka akuzuar Karim Benzemën për lidhje me grupin Vëllazëria Myslimane, që në vende si Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia apo Egjipti konsiderohet një organizatë terroriste. Darmanin nuk ka qenë shumë i qartë në argumentin e tij kundër lojtarit pasi ai nuk ka ofruar asnjë provë dhe mediat ende po përpiqen të konstatojnë nëse lojtari ka lidhje me terrorizmin.

“Ne kemi mbyllur më shumë se 1100 qendra islamike dhe po i referohem konkretisht zotit Karim Benzema i cili ka lidhje famëkeqe, siç e dimë të gjithë, me Vëllazërinë Myslimane. Ne sulmojmë një organizatë që është Vëllazëria Myslimane që gjeneron një atmosferë xhihadiste”, ka akuzuar rëndë ministri i Brendshëm i Francës, Darmanin, për ish-lojtarin e Real Madridit. Vëllazëria Myslimane u krijua në vitin 1928 në Egjipt. E themeluar nga Sheikh Hassan Al-Banna, organizata reformiste sunite i vuri vetes dy objektiva; të çlironte vendin nga britanikët dhe të merrte pushtetin në një Egjipt të implementuar  edhe një herë me vlerat e Islamit.

sfidanti.al