Messi përjashton Barcelonën nga ekuacioni

Lionel Messi i mbyll derën çdo mundësie për t’u rikthyer qoftë edhe përkohësisht te Barcelona. Pak pak ditësh, numri 10 do të marrë pushimet e dimrit që zgjasin deri në muajin mars por ai nuk parashikon rikthim te klubi katalan.

“Tani do të stërvitem dhe do të luaj ndeshjet e fundit me Inter Miamin për të arritur në ndeshjet e nëntorit kundër Uruguait dhe Brazilit në formë të shkëlqyer. Më pas do të shijoj pushimet në Argjentinë. Është hera e parë që do të kem shumë ditë pushimi në dhjetor. Do t’i kaloj me të afërmit e mi. Më pas në janar do të rikthehem në stërvitje me Inter Miamin”, deklaroi 36-vjeçari. Pasi humbi në play-offin e MLS, Inter Miami pati një mundësi për të huazuar Messin te Barcelona. Megjithatë, duket se as klubi dhe as lojtari nuk janë pro këtij skenari.

sfidanti.al