Sanço është “blerja kryesore” për Mançester Junajtidin

Barazimi 2-2 në shtëpi ndaj një Lidsi pa trajner nuk ishte rezultati më i mirë i mundshëm, por gjithsesi, “djajtë e kuq” kanë se për çfarë të festojnë. Xhejdën Sanço, ylli i marrë tepër shtrenjtë nga Dortmundi e që u duk se e shkoi kot karrierën, u rikthye në fushë për herë të parë që nga tetori dhe shënoi gol. Me talentin që ka Sanço, dhe me moshën e tij të re, ai mund të cilësohet si “blerja e vërtetë e janarit” për Mançester Junajtidin. Analistët theksojnë se e gjitha kjo u arrit falë ndershmërisë së trajnerit Erik Ten Hag, i cili punoi me futbollistin duke e dërguar në Holandë për trajtim psikologjik dhe fizik, pasi humbi Kupën e Botës. Junajtidi nuk është larg vendeve të para në Premier Ligë, ka shanse matematike për titullin dhe është krejt në rregull me objektivin për të arritur Championsin sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al