U dhanë 3 lojtarë për Bruklinin, në mënyrë që ylli kryesor të mund të ndërronte fanelën. Feniks Sans ka marrë një përforcim të madh në formën e Kevin Durantit, për të cilin kaluan tek Netsat Brixhsin, Krauderin dhe Xhonsonin. Sipas mediave amerikane, një transferim i tillë mund të ndryshojë “gjeografinë” e NBA-së pasi Feniksi tani do të ketë jo vetëm Devin Bukerin dhe Kris Polin, por edhe Kevin Durantin, njërin nga shënuesit më të mirë të ligës, që ka dalë dy herë kampion me Golden Stejtin dhe dy herë kampion olimpik me SHBA-në.
Sfidanti.al