Shuhet trajneri Odisea Çipa, humbje për futbollin e Sarandës dhe atë shqiptar!

Futbolli i Sarandës dhe ai shqiptar ka marrë një tjetër goditje. Odisea Çipa, njëri nga organizatorët e dalluar të kësaj loje në qytetin dhe zonën e tij, është shuar mëngjesin e kësaj të enjteje pas një ataku te zemrës. Trajneri i Butrintit të Sarandës u shua në spital ku ishte dërguar në gjendje të vështirë shëndetësore. Mësohet se Çipa u ndje keq gjatë ndeshjes së të dielës ndaj Memaliajt, por më pas vendosi të kthehej sërish në stol për të drejtuar ekipin. Gjithsesi, gjendja e tij u rëndua aq sa u bë edhe e pashpresë. Çipa ka qenë lojtar i njohur i ekipit sarandiot, ndërsa në stol u ul verën e vitit të kaluar. Po ashtu, për shumë vite ka punuar në organizimin e futbollit në Sarandë. Ngushëllimet për vdekjen e tij janë të shumta.

Sfidanti.al