E ardhmja e Sergio Ramos te Paris SG është gjithnjë e më e pasigurtë. Mbrojtësi spanjoll ka bërë 28 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon, duke përfshirë 26 si titullaër. Ai ka treguar se i ka tejkaluar problemet fizike që e kishin prekur rëndë sezonin e kaluar, por PSG nuk është i sigurt për t’i ofruar atij rinovimin e kontratës që skadon në qershor. Klubi francez fillimisht dëshiron të mbyllë negociatat me rinovimet e Marquinhos dhe Leo Messit. Nga ana tjetër, klubi saudit Al Nassr, aty ku luan edhe Cristiano Ronaldo, është në ndjekje të Sergio Ramos, pasi ata janë të interesuar për shërbimet e spanjollit. Nga ana tjetër, Ramos dëshiron të përgjigjet në fushë dhe të tregojë se meriton një vend në një nga klubet më të rëndësishme të Evropës.
Sfidanti.al