Bruno Peres tërbon tifozët e Romës; festë ditëlindjeje pa maskë e distance

Sezoni i Romës vazhdon të jetë më shumë i turbulluar jashtë fushave të lojës sesa brenda saj. Pasi u anulua projekti i stadiumit në Tor di Valle dhe pas humbjes me Milanin në Olimpico, te verdhekuqtë ka shpërthyer një cështje që duke parë momentin delikat i ka zemëruar jo pak tifozët e Romës. Bëhet fjalë për ditëlindjen e Bruno Peres.

Futbollisti 31 vjecar brazilian organizoi një festë në bregdet dhe imazhet e protagonistit të festës dhe të ftuarve të tij pa maska dhe duke mos e respektuar distancimin social u bënë menjëherë virale dhe e gjithë kjo ndodh në një moment kur janë të ndaluara grumbullimet e personave

Vallëzime, dolli, tullumbace dhe tortë verdhekuqe në mes të mijëra buzëqeshjeve. Gjithcka normale për një festë ditëlindjeje që do të ishte më mirë të evitohej duke parë momentin që po përjeton i gjithë globi. Gjithcka u filmua dhe u postua në Instagram nga e fejuara e futbollistit gjë që tërboi tifozët e Romës që po përjetojnë një moment delikat pas stuhisë Dzeko,

Sfidanti.al