Këto ditë janë vendimtare për të ardhmen e Interit pasi pritet të kuptohet nëse Suning do të qëndrojë në krye të klubit duke gjetur një partner që të ketë një kuotë te vogël aksionesh apo familja Zhang do të shesë kuotën e saj. Mes zërave më të fundit është ai për interesin e shfaqur nga një fond nga Katari, por bisedimet më të avancuar janë ato me Bc Partners.
Në këtë fillim jave mund të ketë të reja dhe kjo mund të kuptohet fare mirë edhe në fjalët e menaxherit të fondit londine Nikos Stathopoulos.
‘Inter? Sigurisht që nuk mund të komentoj akorde që nuk janë arritur-tha Stathopoulos për Bloomberg-por po mendojmë të investojmë në sport qofshin këto Liga apo pronësi klubesh. Dhe klubi duhet të jetë një klub me shanse të shumta për të konkuruar në nivelet maksimale’.
Përvec problemeve me likuiditetet të krijuara nga pandemia, Suning I është ndaluar nga qeveria kineze të investojë jashtë në fushën sportive. Kompania kineze që gjithnjë ka shfaqur seriozitet kundrejt Interit dhe tifozëve të tij, ka garantuar administrimin e projektit deri në fund të vitit pa e fshehur nevojën për të parë rrotull në kërkim të aksionerëve të rinj që të blejnë një kuotë aksionesh të klubit. Fondi Bc Partners është padyshim ai që ka shfaqur më shumë interes dhe fjalët e Stathopoulos janë një konfirmim.
Sfidanti.al