Ka edhe nga këto dhe një skuadër që krijon epoka veçohet nga të tjerat për shumë lloj arritjesh. Mançester Siti është një e tillë dhe Pep Guardiola mund të jetë i lumtur me “karakteristikën” që po i përpilojnë djemve të tij. BBC njofton se që nga maji i vitit 2010, kur u mund nga Totenhemi me gol të Piter Krauçit, Siti nuk ka humbur asnjë ndeshje mesjave në Premier Ligë. Vërtet një rritje e ndjeshme! Po ashtu, përveç faktit se ka 21 fitore radhazi në çdo konkurrim, Siti ka barazuar një rekord të historisë së klubit me 28 ndeshje radhazi pa pësuar humbje. Kaq i madh ishte dominimi i ekipit të Guardiolës saqë pas 28 minutave lojë, vetëm mesfushori Rodri kishte dhënë më shumë pasime se e gjithë skuadra e Uolvesit!
Sfidanti.al