Ambra Anxholini dhe Masimiliano Alegri e kanë forcuar shumë lidhjen e tyre që ka nisur përpara pak më shumë se një viti, madje së fundmi janë shtuar shumë zërat për një martesë mes tyre. aktorja dhe shoë girl italiane ka folur për raportin e saj me trajnerin e Juventusit në një intervistë për Radio 2.
‘Cili është rregulli që e qetëson kur Alegri humbet një ndeshje? Unë i kap situatat-tregon Ambra në intervistën e saj në programin ‘I Lunatici’-nuk shkoj kurrë në stadium, për disa gjëra jam supersticioze, pastaj më ndihmon shumë edhe fakti që unë jetoj në Breshia dhe nuk e përjetoj rezultatin në mënyrë të drejtpërdrejtë. Kur ai del nga stadiumi shkon në shtëpi, del me miqtë e tij dhe unë pres për 48 orë. është një njeri serioz në punën e tij, kthehet gjithnjë me skuadrën e ndjek të gjitha rregullat e tij. unë i respektoj ato dhe ndërkohë jam në pritje, e di që do të kthehet’.
sfidanti.al