Emri i Nejmar nuk figuron në tabelën elektronike të rezultatit 3-1 me të cilimn paris Sën Zhermeni fitoi ndaj Ren, por braziliani shënoi ‘golin’ më të bukur dhe këtë e bëri në momentin e zëvendësimit kur një fëmijë pushtoi fushën e lojës duke shpërthyer në lotë pasi u gjend përballë idhullit të tij. Punonjësit e sigurisë në stadium kërkuan të largonin vogëlushin, por Nejmar i largoi ata dhe në fund i dhuroi fanelën e tij ‘pushtuesit’ të vogël të fushës.
Gjithcka ndodhi në minutën e 91 kur djali i vogël hyri në fushë dhe e përqafoi Nejmarin. Braziliani, që është kritikuar shpesh së fundmi për disa sjellje të tij që lidhen me simulimet dhe skenat teatrale në fgushën e lojës, tregoi anën e tij më të butë duke e ngushëlluar tifozin e vogël dhe duke i dhuruar fanelën e tij me nr.10. Chapéu Neymar!
sfidanti.al