Horhe Lorenzo nuk e fsheh aspak nervozizmin kur i kërkohet të flasë për garën në Aragon. Piloti spanjoll i Dukatit u rrëzua gjatë garës dhe 31 vjecari bëri përgjegjës për këtë, atë që në vitim 2019 do të jetë shoku i tij i skuadrës te Honda, Mark Markez, pas një manovre shumë të guximshme të këtij të fundit.
‘Hyrja e tij më pengoi të marr kthesën dhe më nxori jashtë. Shpresoj që ai të vijë e të më kërkojë ndjesë dhe të pyesë sesi jam-tha Lorenzo-e mbi të gjitha, shpresoj që të mos e përsërisë më. Komisarët e garës japin sanksione për incidentet që duken më të rëndë, por për situata të tilla që nga jashtë nuk vihen re, nuk bëjnë kurrë gjë. Një incident të ngjashëm me Mark e kam përjertuar edne në 2014 në Austri dhe Silverston. Nëse gjërat nuk ndryshojnë, atëherë do të ndryshoj edhe unë stilin tim të drejtimit të motorit në një mënyrë që nuk më pëlqen
Lorenzo pati dëmtime të lehta fizike gjatë rrëzimit të tij dhe prognoza është një pushim 10 ditor për të.
sfidanti.al