Dorados pëson humbje, Maradona e kap me arbitrin

Dorados pësoi një humbje në Divizionin e dytë të kampionatit meksikan të futbollit ndaj Oaksakës 0-1, një humbje që nuk është kapërdirë nga trajneri Diego Armando Maradona. El Pibe De oro u pa shumë i nervozuar në pjesën e dytë të ndeshjes kur pretendoi për një 11 metërsh për prekje të topit me dorë në zonë të skuadrës kundërshtare. në fundin e sfidës, argjentinasi iu hakërrye arbitrit duke e kritikuar dhe quajtur përgjegjës për humbjen e skuadr3ës së tij.

‘Nuk më pëlqen të flas për arbitrat-tha Maradona në konferencën për shtyp pas ndeshjes-të dyja skuadrat zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer. me një tjetër arbitër në fushën e lojës, kjo sfidë do të ishte fantastike. Arbitri i sotëm toleroi shumë gjëra dhe nuk i respektoi rregullat’.

Vlen të kujtohet se Maradona e nisi me një fitore të thellë aventurën e tij si trajneri i skuadrës së Dorados, atë 4-1 ndaj ekipit të Cafetaleros de Tapachula.

sfidanti.al