Vllaznia dështon, Dinamo dhe Egnatia jo

Dinamo është kualifikuar në turin e tretë të Conference League pas barazimit 1-1 në takimin e kthimit me ekipin e Atletic Escaldes. Triumfi i arritur një javë më parë i ka lejuar ekipit dinamovit që të sigurojë pjesëmarrjen në turin e tretë eliminator të Conference League 2025-2026. Të njëjtën gjë bëri edhe Egnatia e Tetovës. Skuadra kampione e shqipërisë, e cila një javë më parë mundi Dinamon e Minskut 2-0, triumfoi edhe në takimin e kthimit me shifrat 1-0 falë një supergoli të shënuar nga Selmani.

Sa i përket Vllaznisë, skuadra e Edi Martinit nuk ka mundur që të kualifikohet në Islandë edhe pse udhëtonte me sigurinë se mund të bënte përpara me dy rezultate nga tre të mundshëm pas fitores që arriti një javë më parë në Shkodër me shifrat 2-1. Ekipi i Vikingur arriti sot që të përmbyste gjithçka duke e mundur 4-2. Koha e rregullt përfundoi 3-2 në favor të vendasve, të cilët do të gjenin golin e kualifikimit në minutën e 4-rt të shtesës së parë.

sfidanti.al