Roma fitoi me shifrat 3-0 miqësoren që zhvilloi me ekipin tjetër të familjes Friedkin, Cannes. Në stadiumin “Tre Fontane”, në sytë e gati 3 mijë tifozëve, skuadra e Gasperini-t ka fituar miqësoren e katërt këtë verë pas triumfit me Trastevere (14-0), Unipomezia (9-0) dhe Kaiserslautern (1-0).
Golat u shënuan nga El Shaaraëy (3′), Dovbyk (42′) dhe Ferguson (87’). Edhe në këtë duel reparti i mbrojtjes tregoi ndryshime të forta krahasuar me sezonet e kaluara. Gasperini reshtoi ekipin me tre mbrojtës si Celik, Ndicka dhe Hermoso. Ndërsa Marash Kumbulla u aktivizua në pjesën e dytë në minutën e 57’. Shytpi italian vlerësoi me notën 6 paraqitjen e shqiptarit, i cili për minutat që i dhuroi Gasperini zhvilloi një ndeshje solide.
sfidanti.al