Njëra prej skuadrave më të mira të NFL-së amerikane, Baltimore Ravens, në javët e fundit ka mësuar se një në tre lojtarë të saj nuk dinë të notojnë. Për të gjetur një zgjidhje këtij problemi u ka ardhur në ndihmë njëri prej sportistëve më të titulluar në sportet e ujit. Bëhet fjalë për Michael Phelps, i cili ka lindur në qytezën e Towson, e cila gjendet shumë pranë Baltimorës. Së fundmi skuadra e Baltimorës ka ndërtuar në qendrën e saj stërvitore një pishinë dhe aty është vënë re se disa prej lojtarëve nuk dinin të notonin. Njëri prej tyre i ka kërkuar ndihmë 28 herë medalistit në Lojtrat Olimpike, i cili ka kthyer përgjigje pozitive në një postim në Instagram.
sfidanti.al