Ish-trajneri i Interit shpëton dy vajza nga mbytja

Ai nuk do të quhet i tillë, por Andrea Stramaccioni luajti rolin e heroit për një ditë. Vetë ish-trajneri i Interit, i cili u vlerësua me një fanellë të kuqe simbolike të rojës bregdetare italiane për shpëtimin e dy vajzave nga Bolzano, 17 dhe 19 vjeç, nga mbytja në det, i tha Gazzetta.it:

“Isha nën çadër me gruan dhe fëmijët e mi. Në një moment të caktuar, në distancë, njerëzit filluan të grumbulloheshin përgjatë bregut. Një nga rojet bregdetare ishte në ujë, duke fishkëllyer për të tërhequr vëmendjen.

Kishte dy vajza që tundnin dorën dhe bërtisnin, kështu që u ngrita dhe u drejtova shpejt drejt ujit. E ndjeva menjëherë rrezikun. Rojet bregdetare nuk do t’ia kishin dalë kurrë vetëm”, tha mes të tjerash Stramaccioni.

sfidanti.al