Transferimi i Alexander Isak do të kthehet në një telenovelë të vërtetë këtë verë pasi skuadra e vetme që mund të përballojë shifrat e kërkuara nga Neëcastle ende nuk ka formalizuar interesin për lojtarin. Klubi i Newcastle vetëm pak ditë më parë pranoi kërkesën e bërë nga sulmuesi, i cili u tha drejtuesve se ishte në kërkim të një sfide të re dhe se nuk preferonte që të grumbullohej me shokët e skuadrës.
Kërkesa u pranua nga Newcastle dhe lojtari nuk u grumbullua pasi mendohej se oferta formale e Liverpool nuk do të vononte. Por sot, pas disa ditësh klubi i “Anfield Road” ende nuk ka trokitur në derën e Newcastle, të cilët janë të tërbuar me Isak pasi ky i fundit po stërvitet në qendrën stërvitore të ish-skuadrës së tij, Real Sociedad.
sfidanti.al