Max Verstappen i ka dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes duke thënë se edhe vitin që vjen do të jetë një pilot i Red Bull. Siç dihej prej kohësh flitej për një transferim të holandezit në skuderinë gjermane Mercedes, por sot, në vigjilje të Çmimit të Madh të Hungarisë, vetë piloti ka siguruar se do të vazhdojë të jetë një pilot i Red Bull edhe për 2026-ën.
“Shumë njerëz dëshirojnë që të bëjnë drama apo të thurin histori pa asnjë bazë. Unë do të vazhdoj të jem një pilot i Red Bull edhe për vitin që vjen”, tha 27-vjeçari. Max Verstappen ka një kontratë me Red Bull deri në 2028-ën, por në vitin parafundit ka një klauzolë, e cila i lejon që të largohet në këmbim të një shifre të caktuar.
sfidanti.al