Faktori “shtëpi” ka qenë gjithnjë i rëndësishëm edhe pse gjatë 15 muajve të fundit pandemia e shpallur për shkak të koronavirusit ia hoqi shumë vlerën. Ndeshjet u luajtën pa tifozët e ndoshta UEFA mund të jetë shtyrë nga kjo ndjesi e re për të vendosur heqjen e rregullit për vlerën e shtuar të golit jashtë fushë në kupat e Europës. Një rregull që nisi bashkë me Kupën e Kampionëve në 1955 dhe që bëri histori për më shumë se një shekull, duke vendosur përballje të mëdha e duke shkaktuar emocione të fuqishme. Tashmë, ai nuk do të jetë më dhe nuk është vetëm nostalgjia që i shtyn kritikët të kundërshtojnë vendimin e UEFA-s së Aleksandër Çeferinit. Totenhemi kaloi me gola jashtë fushe Sitin dhe Ajaksin, Man. Junajtid kaloi PSG-në po në 2019, Porto eleminoi Juventusin këtë sezon, dhe po ashtu PSG kaloi Bajernin edhe pse shifrat e golave ishin 3-3. Me gjasë, UEFA do të detyrohet të kthehet prapa dhe ta rivendosë këtë rregull.
Sfidanti.al