Te Interi shtyhet zyrtarizimi i Simone Inzaghit për pankinën, por në të njëjtën kjo klubi kampion i Italisë vijon me procesin e rinovimeve duke blinduar Bastonin.
‘FC Internazionale Milano komunikon se ka arritur marrëveshjen për zgjatjen e kontratës me futbollistin Alessandro Bastoni; mbrojtësi 22 vjecar do të jetë zikaltër deri në 30 qershor të 2024’-lexohet në komunikatën e Interit
Alessandro Bastoni do të përfitojë nga kontrata e re 2.8 milionë Euro neto në sezon. Në rast se do të arrijë të sigurojë të gjithë bonuset, paga e mbrojtësit mund të arrijë deri në 4 milionë Euro në sezon
Sfidanti.al