Tirana e “pashpresë”, Dinamo dhe Egnatia konfirmohen

Egnatia e jep një leksion Partizanit ndërsa Dinamo City mban jashtë zonës së finales katërshe skuadrën e Tiranës. Në dy ndeshjet e fundit të javës së 31-të, rrogozhinasit vendosën vulën mbi fletën e shkruar të diktatit të tyre këtë sezon të Superiores ku edhe pa një finale katërshe do të ishin me meritë kampionë. Sa për të bërë një krahasim, edhe ne në Shqipëri kemi një “Leverkusen” të vogël por rruga për “aspirinat” tona mbetet ende e gjatë. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova mposhti 2-1 Partizanin kampion duke i dhënë një leksion përulësie dhe tashmë pret të mësojë emrin e kundërshtarit në finalen e majit e që me shumë gjasa do të jetë një mes Tiranës dhe Dinamos. Blutë e Mehmetit mposhtë 2-0 Erzenin, duke regjistruar rezultatin e katërt radhazi në Superiore. Kryeqytetasit iu falën golave të brazilianite Denisson në pjesën e parë dhe Luis Kaçorrit në të dytën. Me këtë sukses, “nëndetësja” mbetet në vendin e katërt me 3 pikë më shumë se bardheblutë dhe beteja deri në fund i avantazhon pasi një distancë e tillë do të jetë shumë e vështirë të zerohet nga Tirana.

sfidanti.al