Roma, Ndicka humbi ndjenjat në fushë por jep sinjale pozitive

Gjatë ndeshjes ndërmjet Udineses dhe Romës, Even Ndicka ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë. Kjo situatë ka bërë që  sfida të ndërpritet, pasi futbolli kalon në plan të dytë. “Djemtë nuk mund të luajnë”, i tha De Rossit kolegut të tij bardhezi, Cioffi. Më pas arbitri Pairetto e pezulloi zyrtarisht ndeshjen, siç konfirmohet më vonë edhe nga folësi i stadiumit. Lojtari u transportua në spital por gjatë momentit të daljes në barrelë, bëri shenjë me dorë duke konfirmuar që ishte i vetëdijshem dhe mesa duket, rreziku tashmë ka kaluar. Mediat në vendin fqinjë nuk kanë arritur të marrin informacion të plotë rreth gjendjes së mbrojtësit afrikan, por informacione më të detajuara do të kemi gjatë ditëve të ardhshme.

sfidanti.al