Evan Ndicka i trembi të gjithë në minutën e 71-të të ndeshjes Udinese-Roma, pasi u shtri në tokë për probleme në zemër. Mbrojtësi i Romës është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, pasi i ishte kryer një elektrokardiogramë më parë në stadium, teksa bëhet me dije se tashëm është i shtruar me kodin e verdhë.
Roma, Ndicka humbi ndjenjat në fushë por jep sinjale pozitive
Gjatë ndeshjes ndërmjet Udineses dhe Romës, Even Ndicka ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë. Kjo situatë ka bërë që sfida të ndërpritet, pasi futbolli kalon në plan të dytë. “Djemtë nuk mund të luajnë”, i tha De Rossit kolegut të tij bardhezi, Cioffi. Më pas arbitri Pairetto e pezulloi zyrtarisht ndeshjen, siç konfirmohet