Nëse fiton 3-0 ndaj Barcelonës, përse të mos e bësh ndaj ndonjë ekipi tjetër, qoftë edhe kur ky quhet Liverpul? Kjo është pyetja që bëhet në rrjetet sociale dhe në mediat italiane, pas katastrofës së Romës në “Anfild”. Është thuajse i njëjti skenar si pas disfatës së rëndë 1-4 në “Kamp Nou”, dhe publiku roman nuk është se është dorëzuar plotësisht.
“Jemi të detyruar të besojmë”, shkruan në Tuiter, Onorio Ferraro. “Unë besoj deri në fund”, – është fjalia e prerë e të quajturit (apo të quajturës) “Ary”, – përmbysja është e mundshme, mjafton vetëm të besojmë. Gjithnjë, forca Roma, daje Roma”. Një tifoz shkruan me shaka se “nuk mund të bësh përmbysje, nëse nuk humbet të paktën me 3 gola diferencë”.
Vlerësimet për Xhekon ishin të rëndësishme, me një tifoz që shkruante se “ishte i vetmi që mund të bënte diçka”. Një tifoze me emrin “Është Ana”, shkruan me më pak besim se “dakord, shoh paksa dritë shprese, por vërtet paksa”. “Jepini se kurrë nuk është tepër vonë, – e mbyll një tifoz i vetëquajtur “Vita11”, – ndeshja e kthimit nuk do të jetë kaq e kotë”.
“La Gazeta delo Sport” hapi një sondazh me pyetjen “a ka shpresë për verdhekuqtë në kthimin në “Olimpiko”, dhe rezultati në përgjithësi ishte negativ, pasi më shumë lexues të saj nuk besonin, pasi “Liverpuli i këtij viti nuk është Barcelona”.
Sfidanti.al