“Sky Sport” raporton se Manchester United është në një situatë kaotike pasi gjysma e skuadrës nuk i ndjek idetë e trajnerit Eric ten Hag. Kriza është ulur këmbëkryq në klubin e “Djajve të kuq” ku pas humbjes ndaj Newcastle po thithet një ajër shumë i rëndë. Një pjesë e madhe e lojtarëve nuk janë aspak dakort me strategjinë e holandezit por edhe me metidat e tij stërvitore.
Ndeshjet e radhës kundër Chelseat, Bayern Munchen dhe Liverpool deri në fund të vitit nuk i hedhirn aspak ujë zjarrit të ndezur në ambjentin e kuq ku Lisandro Martinez mund t’i japë një dorë trajnerit pasi është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe është një alternativë e besueshme në mbrojtje pasi në 5 ndeshjet e fundit skuadra ka pësuar 14 gola duke u bërë mbrojtja e dytë më e dobët e Premier League.
sfidanti.al