Kapiteni i West Ham, Kurt Zouma tmerrohet bashkë me familjen

Hajdutët kanë mësyrë në shtëpinë e kapitenit të West Ham, Kurt Zouma të cilit i vodhën rreth 100 mijë euro por tmerruan edhe familjen e lojtarit. Ngjarja ndodhi të shtunën ndërsa lojtari i skuadrës londineze ndodhej në shtëpi bashkë me familjen e tij. Ngjarja e frikshme u regjistrua vetëm pak javë pasi bashkëshortja e tij Sandra solli në jetë fëmijën e katërt të familjes. Kjo bëri që kapiteni i West Ham të mungonte në ndeshjen e fundjavës kundër Crystal Palace. Klubi nga Londra Perëndimore ka vendosur 25 mijë pound shpërblim për njerëzit që japin informacion në lidhje me bandën që po tmerron gjithë zonën.

sfidanti.al