Berat Gjimshiti luajti mbrëmë vetëm 18’ minuta lojë pasi vuajti nga një dëmtim në kofshën e majtë. Kapiteni i Kombëtares shqiptare bëri shenjë nga pankina për zëvendësim pasi kishte probleme muskulore në duelin me Atalantës dhe Torinos. Një situatë shqetësuese për lojtarin, i cili në periudhën e fundit ka luajtur me rregullsi në radhët e formacionit bergamask dhe është kthyer në një nga pikat kyçe të prapavijës së këtij ekipi, pa harruar këtu faktin që është bërë në këto muaj edhe lideri i Kombëtares shqiptare. Mediat italiane kanë zbuluar se dëmtimi që detyroi daljen nga fusha të Gjimshitit është një lodhje muskulore në kofshën e majtë. Futbollisti do t’i nënshtrohet kontrolleve më të hollësishme gjatë ditës së sotme, por mendohet rrezikon takimin e radhës atë kundër Milanit.
sfidanti.al