Nuk besohet se do të kthejë mendje, pavarësisht nga spekullimet në Gjermani. Joakim Lëvi ishte në “Alianc Arena” për Bajern-Lajpcig, veçse duket se nuk u ndodh aty për Tomas Mylerin apo Zherom Boatengun, por për ata që i cilëson si lojtarë të kombëtares gjermane. Pra, Manuel Nojer, Kimih, Gnabri e padyshim Timo Verner. Po Myleri? “Çdo gjë mund të ndodhë, – u shpreh Lëvi, – gjithmonë ndodhin gjëra që mund të mos i presësh. Unë dua të vazhdoj me lojtarët e rinj, por gjithkush duhet të justifikojë veten. P.sh. Sane duhet të gjejë formën e dikurshme pas dëmtimit që pati”.
“Unë kam lojtarë që i ndjek dhe i kam në plan si Sane, Gnabri, Brant apo Rojs, – u shpreh ai, – ata e kanë merituar shansin e tyre, por kjo nuk mund të jetë garanci. Unë dua të vazhdoj me të rinjtë”. Në të vërtetë, Marko Rojs i Dortmundit është 4 muaj më i vjetër në moshë se Tomas Myleri, por vlerësohet si i ri nga Lëvi. Vetë Myleri theksoi se “unë nuk habitem nga këto fjalë, pasi trajneri ka bërë një zgjedhje duke u menduar dhe i ndërgjegjshëm, unë nuk po mendoj aspak për Europianin”. Tomasi është asistuesi më i mirë i Bundesligës këtë sezon, me 12 pasime për gol.
Sfidanti.al