LeBron James shkruan tjetër faqe të historisë në NBA. Ylli I Los Angeles Lakers tani e sheh veten në vendin e 15 për pikët e shënuara nga distance e 3 pikëve në klasifikimin e të gjitha kohërave. James që u tregua I saktë në 3 nga 8 tentativat e tij për 3 pikë, kaloi kuotën e 1830 pikëve duke lënë pas legjendën e Detroit Pistons, Chaunsey Billups.
Dhe e gjithë kjo ndodhi pasi James kaloi Kobe Bryant në renditjen e shënuesve më të mirë në historinë e Ligës amerikane të Basketbollit. Për më tepër, James që është në sezonin e tij të 17 në NBA, po shënon gjithnjë e më shumë nga distanca e 3 pikëve teksa ka regjistruar një mesatare me 2.1 gjuajtje të saktë për 3 pikë në 6.1 tentativa për ndeshje.
Vlen të theksohet se emri I Lebron James figuron në thuajse të gjitha klasifikimet historike të NBA. Ylli I Lakers, përvecse është shënuesi I tretë më I mirë në histori, është I 8 në klasifikimin e pasuesve më të mirë dhe më e cuditshmja është se ky vit është ai në të cilin James ka dhënë më shumë assiste, 10.8 të tilla për ndeshje.
Ndërkaq, Los Angeles Lakers kryeson klasifikimin në Konferencën e Perëndimit me 39 fitore dhe 12 humbje dhe është skuadra e dytë më e mirë në të gjithë Ligën e Basketbollit pas Milwaukee Bucks që ka 45 fitore dhe 7 humbje. James është në kërkim të titullit të tij të katërt kampion në NBA, pas atyre të fituar me Miamin dhe Cleveland
Sfidanti.al