E kanë nxjerrë në foto mbrojtësin e kombëtares shqiptare, që luan në Bergamo, dhe që ishte një nga protagonistët në barazimin e skuadrës së tij me kampionët. Sfida e Serisë A u cilësua një dështim për Milanin dhe trajneri Pioli e quajti “dy pikë të humbura”, por “La Gazeta delo Sport” në një analizë të saj e fton teknikun që të mendojë ndryshe. “Duhet të cilësohet pikë e mirë dhe e rëndësishme, – shkruan ajo, – Atalanta do t’i nxjerrë probleme të gjithëve këtë sezon”. Në foton që ilustron shkrimin, është pikërisht Berat Gjimshiti sy më sy me Teo Hernandezin, në një moment të nxehtë të ndeshjes.
Sfidanti.al