“Ky Bajern nuk ka limite”, paralajmëron Julian Nagelsmani!

Ndeshja e Bundesligës ishte si rrugë me një sens kalimi, dhe me përjashtim të ndonjë shansi për gol të Bohumit, gjithë “trafiku” ishte i Bajernit. Fitore 7-0 në “Vonovia Rurshtadion” me dy golat e Sanesë dhe nga një rrjetë për shumë lojtarë të tjerë, e me trajnerin Julian Nagelsman që mbeti vërtet i kënaqur. Dakord, nuk ka ardhur ende ndonjë fazë e nxehtë apo vendimtare e sezonit, por këto rezultate dhe kjo lojë është një mrekulli. “Ne nuk i kemi vënë vetes ndonjë limit, – tha tekniku, – ne duam gjithnjë të japim më të mirën. Sapo ekipi bëri “nxemjen” e parë që do të luante siç duhet. Ky është një tregues shumë i mirë. Ne deshëm ta konsolidonim procesin edhe pas pushimit. Energjia që kemi në skuadër është shumë e mirë, të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin dhe vrapojnë pa fund. Vjet nuk ndodhte gjithnjë kështu”.

Sfidanti.al