Ishte një fitore “balsamike”, pra shëruese, siç e theksoi trajneri Ksavi Hernandez. Pati shumë dyshime për Barcelonën pas historive të verës me përforcimet dhe lëvizjet financiare të klubit, por edhe pas “ngecjes” ndaj Vajekanos. Gjithsesi, përgjigja u dha në një fushë tepër të vështirë si ajo e Sociedadit me fitoren 4-1. Vërtet, Ansu Fati ishte ylli i mbrëmjes, por nuk mund të lihet në harresë një Robert Levandovski që ia bëri një dhuratë vetes ditën që mbushi 34 vjeç. Polaku i ardhur nga Bajerni shënoi 2 gola. “Goli i parë që shënoj në një ekip të ri i dedikohet gjithnjë babait tim që më ndjek nga qielli, – tha ai i emocionuar, – jam shumë krenar për ekipin, shumë i lumtur. Ishte e pabesueshme. Do të jemi Barcelona që njohin të gjithë”.
Sfidanti.al