Do të shkojë në garat e Ligës së Diamantit që janë të krijuara dhe të organizuara pikërisht për të dhënë kohë sa më të shpejta. Luiza Gega e ka ende një synim këtë vit dhe ky është që të thyejë rekordin kombëtar, që është edhe rekordi ballkanik, dhe këtë mund ta bëjë në 2 shtator në Çmimin e Madh të atletikës në Bruksel. Vetë Gega, dhe trajneri i saj Taulant Stërmasi, deklaruan se kanë besim se mund ta ulin kohën nën 9’10”, për t’iu afruar edhe më shumë kohëve më të mira të botës. Gega tregoi se strategjia e saj ishte për të vrapuar që në fillim shumë shpejt, për të lodhur kundërshtaret, dhe kësaj ia arriti. Moti ishte i keq, me reshje shiu dhe me temperaturë 16 gradë celsius, gjë që pengoi jo pak, pasi ndryshe rekordi mund të ishte thyer që këtë herë. “Në kushte të tilla vështirë të arrish 9’25”, jo më 9’11” sa dha Luiza”, – thotë Stërmasi.
Sfidanti.al