Boks, kush do të jetë “mbreti” i peshave të rënda, Usiku apo Fjuri?!

Po flasim për dy luftëtarët më të talentuar të brezit, të cilët mbajnë edhe brezat e artë, ndonëse ukrainasi ka 3, dhe anglezi vetëm 1. Oleksandr Usik dhe Tajson Fjuri janë padyshim më të mirët boksierë të peshave të rënda të boksit profesionist, ndërsa kanë kaluar sfidat (përkatësisht) të Entoni Xhoshuas dhe Diontej Uajlderit. Tashmë, ata do të ndeshen në 17 dhjetor në Arabinë Saudite për të shpallur kampionin e unifikuar të botës, një një luftë që pritet të mbledhë më shumë se 100 milionë USD, sa pati revanshi Usik-Xhoshua mesnatën e së shtunës. Fjuri (gjoja) është i tërhequr pas fitores së dytë me Uajlderin, ndërsa u tall me duelin e kësaj fundjave, duke e quajtur të shëmtuar. Edhe ai, edhe Usiku, deklaruan se do ta mundin njëri-tjetrin, pra të shohim se cili do të jetë kampioni i padiskutueshëm i kategorisë maksimale në boks.

Sfidanti.al