Prag Man. Junajtid-Liverpul, çfarë pritet në “Betejën e Anglisë”?!

Të kuqtë e Jurgen Klopit janë padyshim favoritët, edhe pse në fushën e “djajve” mund të ndodhë çdo gjë. Sidoqoftë, trajneri i Mançester Junajtidit, Erik Ten Hag, duhet të zgjedhë çdo gjë siç duhet nëse dëshiron të dalë “faqebardhë” ndaj Liverpulit në duelin e sotëm në Premier Ligë, në orën 21:00. Miqtë kanë disa mungesa për shkak dëmtimesh, si Matip, Konate, Tiago Alkantara, Zhota, Xhons, Okslejd-Çembërlen, Keleher, Ramsej, ndërsa Daruin Nunjez është i pezulluar. Jo pak dhimbje koke për trajnerin gjerman. Junajtidi nuk ka probleme me mungesat. Gjithsesi, në 10 vitet e fundit Liverpuli ka qenë më lart sesa Junajtidi ndonëse ka shpenzuar 700 milionë paundë stërlina më pak (!!!). Vjet, të kuqtë fituan të dyja ndeshjet, madje duke e shkatërruar Junajtidin në “Old Traford”.

Sfidanti.al