Këtë herë nuk shënoi gola, por ishte “gur themeli” për lojën e skuadrës së Simone Inzagit. Me një Romelu Lukaku mund të ndryshojnë raportet mes sulmit e mbrojtjes, dhe në Serinë A kjo vlen shumë. Nëse në Premier Ligë, fuqia fizike është e jashtëzakonshme dhe Lukaku është një i zakonshëm, në Itali ai bën diferencën. Kjo u vu re në fitoren 3-0 që Interi arriti ndaj Specias në javën e dytë të kampionatit. Sulmuesi belg tërhoqi pas vetes mbrojtësit kundërshtarë, përdori fuqinë fizike për të çarë rrugën drejt zonës së rreptësisë së Specias, dhe ndihmoi Lautaro Martinezin që të shënonte. Çalhanoglu dhe Barela ishin gjithashtu të shkëlqyer, ndërsa trajneri Inzagi kërkon tani një mbrojtës për ta quajtur skuadrën të plotësuar.
Sfidanti.al