Fati e Levandovski bëjnë Barçën të frikshme, Ksavit i kanë dhënë një “ekip monstër”!

Ngado që të hedhësh sytë shikon lojtarë të jashtëzakonshëm, kampionë dhe talente. E tillë Barcelona që tregoi veten në fushën e vështirë të Sociedadit duke fituar 4-1, pavarësisht se ngeci në javën e parë të La Ligës në një 0-0 në “Spotifaj Kamp Nou” ndaj Rajo Vajekanos së Ivan Balliut. Faza sulmuese është e frikshme me treshen Ansu Fati-Dembele-Levandovski, ndërsa janë edhe Rafinja apo Obamejang, por ka edhe të tjerë. Sidomos Ansu Fati shkëlqeu dhe jo vetëm me golin që shënoi, por sepse ishte vendimtar në 3 prej rrjetave. Levandovski shënoi 2 gola për ditëlindje, ndërsa e përditshmja madrilene “Marka” shkruan se “Ksavit i kanë dhënë në dorë një “equipazo”, madje ekip më të mirë sesa kërkoi”.

Sfidanti.al